

Dëshironi të dini se kur do vdisni? Kjo është një pyetje që i mundon njerëzit prej qindra vitesh, por tashmë, pa u drejtuar në fallxhore, pa lexuar filxhanin, apo pa shkuar në vende të shenjta mund të mësohet.
Tashmë është shkenca ajo që jep përgjigje për këtë pyetje, edhe pse shumë vetë kanë frikë të mësojnë se kur do të vdesin.
Ky fakt raportohet nga “Sunday Times”, ku thuhet se studiuesit e Universitetit të Lancaster, kanë krijuar një lazer i cili është në gjendje të parashikojë edhe sa kohë u mbetet njerëzve për të jetuar.
Në fakt makina e vendosur në dispozicion të shkencëtarëve anglezë funksionon në mënyrë komplekse, pasi zbulon sëmundjet e rënda si kanceri, skleroza etj.
Qelizat tona ashtu siç e dimë, plaken bashkë me ne dhe ashtu si qeniet njerëzore sa më shumë plaken, aq më pak reagojnë ndaj impulseve. Një trup i ri është më elastik dhe energjik, ndërsa një trup i plakur është më i ngurtë dhe më i ngadaltë.
Studiuesit e Lancaster, vendosin kështu pranë pacientëve, një gjenerator me dritë lazer që godet qelizat, duke i bërë të reagojnë.
Ashtu siç dihet një trup i ri dhe me shëndet të plotë ka një reagim më të mirë, me qeliza më elastike dhe me impulse më të mprehta.
Studiuesit analizojnë të dhënat e trupit tonë, nga 1 deri në 10 duke vlerësuar reagimet.
Numri që afrohet apo largohet më shumë nga pika zero, bazuar në përllogaritje përkon me momentin e vdekjes sonë. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





