Transmetuar më 13-08-2013, 12:22

Së paku 1 femër në tre në Australi, e cila e ka lindur fëmijën e saj të parë nëpërmjet një trajtimi mjekësor dhe farëzimi artificial, ka mbetur sërish shtatzënë brenda dy viteve nga lindja, pa asnjë lloj stimulimi apo ndihme mjekësore.

Sipas një studimi të Universitetit të Monash në Melbourne, i zhvilluar mbi 236 femra të cilat kanë lindur nëpërmjet fekondimit in vitro dhe trajtimeve të tjera të riprodhimit, një numër i madh femrash kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre në mënyrë natyrale.

Bëhet fjalë për 46% të tyre të cilat e kanë ngjizur fëmijën e tyre të dytë, brenda dy viteve nga lindja e parë, duke treguar një nivel të kënaqshëm pjellorie. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit