

Tiranë, 13 gusht 2013, NOA.al- Ambasadori i Bashkimit Euopian në vendin tonë Ettore Sequi, tha se duhen shanse të barabarta për komunitetin rom.
Deklarata e tij u bë gjatë tryezës së organizuar nga Avokati i Popullit për komunitetin rom, pas dëbimit të 37 familjeve nga barakat e tyre në zonën e Rrugës së Kavajës, pranë pallatit me shigjeta.
Në fjalën e tij ai përsëriti mbështetjen e Bashkimit Europian për përfshirje sociale të romëve, ndërsa kujtoi se, “Një nga 12 prioritetet e integrimit, është garantimi i të drejtave të romëve”.
Ai tha se duhet gjetur zgjidhje për familjet rome të dëbuara, ndërsa nënvizoi se duhet bashkëveprim mes institucioneve për zgjidhjen e situatës.
Sipas tij autoritet vendore duhet tu gjejnë strehim romëve kur ata dëbohen, duke i mundësuar shanse të barabarta këtij komuniteti.
Më herët gjatë fjalës së tij Avokati i Popullit, Igli Totozani deklaroi se dëbimi i tyre nuk është bërë në mënyrën e duhur, ndërsa kërkoi hapjen e hetimeve për dëbimin e 37 familjeve rome të mbetura pa strehë. /a.y/noa.al/
Dëbimi i romëve, Ministria e Punës: Gati ti strehojmë
Romët, kompania e ndërtimit: Nuk i dëbuam, firmosën vet largimin
Dëbimi i romëve, Avokati i Popullit: Të merren masa, gjendja emergjente
Dëbimi i romëve, Braçe akuzon Berishën dhe biznesmenin Delijorgji
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





