Transmetuar më 13-08-2013, 10:27

Pierre-Emerick Aubameyang zbuloi se braziliani Ronaldo është idhulli i tij.

24-vjeçari, i cili zbarkoi në “Signal Iduna Park” këtë verë nga Saint-Etienne ka impresionuar me paraqitjen e tij duke shënuar dhe një tripletë në fitoren 4-0 kundër Augsburg.

“Idhulli im? Ronaldo, por ai brazilian dhe jo portugez.

Mendoj se Ronaldo ka bërë revolucion në futboll me lojën e tij.

Ai ishte një lojtar dinamik, teknik, i fuqishëm, i shpejtë me cilësi të jashtëzakonshme” tha Aubameyang për “Kicker”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit