Transmetuar më 13-08-2013, 10:13

Dëmtimi i Mario Balotellit në gju, i shqetëson jo pak drejtuesit e Milanit, pasi skuadra është në prag të fazës paly-off në Champions League kundër PSV Eindhoven.

Për këtë arsye administratori i përgjithshëm Adriano Galliani po shqyrton disa pista për të marrë një sulmues.

Idea më e fundit e drejtusit kuqezi është të rikthejë në skuadër Marco Borriellon.

Roma do ta linte me kënaqësi sulmuesin të shkonte te Milani në formë huazimi, por problemi mbetet paga e lartë prej 4 milionë Eurosh në sezon që 31-vjeçari merr te Roma, transmeton Supersport.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit