Transmetuar më 12-08-2013, 21:31

Shkup, 12 gusht 2013, NOA- Ministrat shqiptarë të Qeverisë së Maqedonisë, zhvilluan sot në Shkup një ceremonie përkujtimore pwr 80-vjetorin e vrasjes së heroit Hasan Prishtina.

Ministrat shqiptarë të kabinetit qeveritar të udhëhequr nga zëvendëskryeministri përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferri bën homazhe përkujtimi pranë përmendores së Hasan Prishtinës në Shkup.

Zëvendëskryeministri Xhaferri theksoi se kjo datë shënohet edhe me rastin e 101 vjetorit të çlirimit të Shkupit nga kryengritësit dhe veprimtarët shqiptarë nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës. “Ne sot po nderojmë figurën e Hasan Prishtinës, njërit prej ideologëve më kryesorë për pavarësinë e shqiptarëve, gjegjësisht përfaqësues i shqiptarëve të Maqedonisë dhe Kosovës në Parlamentin osman dhe për ne gjithë është frymëzues për lirinë, demokracinë dhe për integrimin e shqiptarëve bashkë me popujt e përparuar të Evropës”,- deklaroi Xhaferri.

Një fjalim rasti mbajti edhe Mehmet Prishtina dhe ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, duke e vlerësuar këtë datë të rëndësishme dhe të veçantë historike. Gjithashtu në këtë ceremoni u bë e ditur se për herë të parë në Selanik, në mënyrë zyrtare do të përkujtohet 80 vjetori i vrasjes së Hasan Prishtinës. Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni ka siguruar lejen e posaçme nga Zyra greke për ndërlidhje për shënimin e këtij evenimenti.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit