

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa.
Dashi: Pas dy ditësh jo shumë të mira, yjet paralajmërojnë ndryshime rrënjësore për ju. Do të karakterizoheni nga një energji që e re që do të sjell një rikuperim total, një rilindje në raportet miqësore dhe ato intime. Nëse jini vetëm, kjo situatë mund t’ju ndihmojë të takoni dhe një person special.
Demi: Është koha për të ulur ritmin e aktiviteteve tuaja. Një ditë relaksi total me partnerin do të ishte një zgjedhje ideale. Nëse jeni single, gjeni miqtë e dikurshëm ose familjen tuaj të afërt për të biseduar me ta. Me pak fjalë, mundohuni ti shijoni këto ditë pushime të gushtit.
Binjakët: Për të lindurit në shenjën e binjakëve kjo është një ditë e shkëlqyer. Përsa i përket karrierës, bëni mirë të ecni para dhe të realizoni objektivat që i kini vendosur vetes. Ka mjaft energji në shenjën tuaj gjatë këtyre ditëve. Mund të merrni me sport dhe me çdo lloj hobi që keni dëshirë.
Gaforrja: Një ditë të veçantë parashikojnë yjet për ju. Duket se është momenti për të shijuar çdo gjë; dashurinë, familjen dhe shoqërinë. Një takim i sotëm mund të paraqesë një mundësi të madhe për të ardhmen tuaj. Në sferën intime, gjatë një udhëtimi të shkurtër, mund të kini mundësinë ti hyni në zemër një personi shumë të veçantë.
Luani: Është koha për të larguar nga mendja disa mendime që ju janë kthyer në fiksime kohët e fundit. Hëna dhe Mërkuri nuk janë në anën tënde këtë herë, por yjet e tjerë do të ndihmojnë që të gjesh qetësinë dhe qartësinë që kërkon. Njohje të reja janë në sfond dhe kanë mundësinë që të jenë shumë të rëndësishme për të ardhmen. Por mos harroni, familja është në plan të parë.
Virgjëresha: Do të zhvilloni takime interesante që do të ndezin pasione tek ju. Të qëndrosh me miqtë edhe duke punuar është diçka që të ka pëlqyer gjithmonë, ndaj nuk do ta kini të vështirë të realizoni detyrat që u janë dhënë. Nëse idetë tuaja nuk pëlqehen në punë, mos krijo konflikte të panevojshme, thjesht largohu nga ata që nuk ju vlerësojnë sa duhet.
Peshorja: Në të gjitha çështjet praktike të jetës, yjet të këshillojnë të bësh programe që shkojnë larg dhe vlejnë për të ardhmen. Me pak organizim më të mirë të vetes, janë shumë projektet që do të realizoheshin në jetën tënde. Kushtojini vëmendje fushës financiare, mos ja lini asgjë rastësisë, sepse mund të gjendeni në situata të pakëndshme.
Akrepi: Ditë e mirë për ju sot. Yjet ju mbështesin në aspektin romantik dhe ju mund të jeni në gjendje të jepni dhe të merrni dashuri. Keni mundësinë që të përjetoni emocionet në të njëjtën gjatësi vale me partnerin dhe kjo gjë do t’ju jap shumë kënaqësi. Mbajin larg vetes probleme e parëndësishme.
Shigjetari: Harxhoni pak kohë nga dita juaj për të bërë një vlerësim më të mirë të situatave ku ndodheni. Mund të arrini më shumë sesa keni në jetë dhe këtë gjë duhet ta mbani mend mirë. Mos lejoni të prekeni nga pasiguria në vetvete. Keni një sens të admirueshëm të dallimit të asaj që është e mirë dhe e keqe për ju.
Bricjapi: Pas disa ditësh jo të mira, shfaqen lajme pozitive në horizont për ju. Parashikime të mira për sot dhe nesër. Yjet ju japin një dorë për të vlerësuar raportet e sinqerta dhe të dobishme për ju, duke bërë që ta çmoni më sinqerisht dashurinë.
Ujori: Gjatë diskutimeve përpiquni të mos humbni drejtimin e gjerave dhe mundohuni të mos bini pre e provokimeve. Hëna dhe Mërkuri janë në pozicione negative të shenjës tuaj ndaj dhe do të ndikojnë në humbjen e kthjelltësisë mendore dhe fizike. Nëse keni ndërmend të flisni në publik, kujdes mos bëni gafa.
Peshqit: Mbështetja e yjeve do të bëjë që të arrini të keni sukses në ndryshimin e mendimit që një person i rëndësishëm ka për ju. Hëna në shenjën tuaj ju shtyn të bëni udhëtime të shumta dhe të kërkoni të njiheni me kultura të reja. Zhvillime pozitive dhe në fushën e dashurisë. Nëse takon një preson të Peshores, Akrepit dhe Bricjapit; mos e humb nga shikimi.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





