

Zgjidhni partnerin e duhur. Fillimi i parë është gjysma e punës, dhe kjo vlen edhe për partnerin. Nuk është e thënë që ai të jetë i bukur, por ka rëndësi që ti përshtatet shijeve tuaja dhe dëshirave më të fshehta. Ndër të tjera ky mashkull duhet të duket haptazi i interesuar pas jush, pasi indiferenca është armiku i kënaqësisë.
Mos kapërceni fazën fillestare. Nëse janë shkruar mijëra rekomandime për puthjen dhe fazën paraprake, një arsye duhet të ketë. Pa këto momente femra e arrin me më shumë vështirësi kënaqësinë seksuale. Sa më shumë të puthen partnerët, të përkëdhelen dhe ledhatohen, aq më e lehtë është për femrën të arrihet orgazma.
Nëse do jeni me fat, ai e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë. Në të kundërt mos kini turp dhe mos u dëshpëroni, bëjini të kuptojë se keni disa gjeste dhe disa fjalë të preferuara, ashtu sikundër zona të trupit që iu çojnë në qiellin e shtatë.
Mos prisni që partneri të bëjë çdo gjë, lëvizjet e duhura janë ndër shtysat kryesore për arritjen e kënaqësisë maksimale, si për mashkullin edhe për femrën.
Disa femra në momentin e orgazmës, emocionohen aq shumë sa ndalojnë së marri frymë. Kjo është e gabuar, pasi nëse muskujt nuk marrin oksigjen, kënaqësia largohet. Kështu që merrni frymë thellë dhe shpesh, deri në momentin e fundit. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





