Transmetuar më 12-08-2013, 08:35

Në brigjet e Filipineve ka kaluar cikloni Utor, më i fuqishmi i këtij sezoni në arqipelag.

Deri më tani numërohen rreth 23 persona të zhdukur, ndërsa nga ana e autoriteteve saktësohet se bëhet fjalë për peshkatarë që kishin dalë në det gjatë fundjavës, në brigjet e ishullit Luzon.

Pavarësisht kërkimeve intensive, nuk ka ende gjurmë nga të zhdukurit, të cilët dyshohet të jenë mbytur në det si rrjedhojë e dallgëve të larta.

Krahas të zhdukurve në zonat afër bregut u shënuan dëme të shumta materiale, ndërsa nuk ka informacione për viktima. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit