Transmetuar më 11-08-2013, 20:48

Sarandë, 11 gusht 2013, NOA – Vajza e ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton, Chelsea Clinton, ka vizituar paraditen e sotme Parkun Kombëtar të Butrintit. Chelsea Clinton ka qenë së bashkua me bashkëshortin e saj Marc Mezvinsky për një vizitë disa orëshe.

Vajza e ish-presidentit është shoqëruar nga këtë vizitë nga Lordi Rothschild, fondacioni i të cilit ka bërë dhe investimet kryesore në këtë park për zhvillimin e turizmit dhe arkeologjisë. Drejtori i parkut te Butrintit, Rajmond Kola ka njohur Chelsea Clinton me historinë dhe zbulimet arkeologjike që janë zhvilluar në këtë qytet antik.

Mësohet se Clinton ka qëndruar rreth tre orë në zonën e Parkut të Butrintit. Vizita e saj është pjesë e një turi që po zhvillon gjatë pushimeve në brigjet e Mesdheut së bashku me burrin Mezvinsky.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit