Transmetuar më 11-08-2013, 19:40

Prishtinë, 11 gusht 2013, NOA – “Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi është sfida jonë kryesore dhe duhet të angazhohemi të gjithë për këtë proces”,- deklaroi sot Kryeministri kosovar,  Hashim Thaçi.

Gjatë vizitës në komunën e Ferizajt, Thaçi tha se “besoj se Beogradi ka ende dilema për të pranuar marrëveshjen sa i përket telekomunikacionit dhe energjisë, ndërsa sa i përket Prishtinës dhe Bashkimit Evropian, kjo çështje është e mbyllur”.

Në interes të medias, kryeministri Thaçi shtoi se, “marrëveshjet janë në përputhshmëri të plotë me kushtetutën dhe  ligjet e Kosovës dhe gjithçka që është e lejueshme me Kushtetutë është edhe e pranueshme”.

Kreu i Qeverisë së Kosovës përsëriti mesazhin drejtuar serbëve në veri për përgatitjet e tyre për zgjedhje, regjistrim të partive politike, iniciativave qytetare  dhe pjesëmarrjen në zgjedhje.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit