

Shkup, 11 gusht 2013, NOA – Një 26 vjeçar shqiptar u gjet sot i vrarë në rrethana akoma të paqarta në dalje të lagjes “Butel” të Shkupit.
Viktima është Xhemaledin M. nga Shkupi. Policia tha se ndaj shqiptarit është qëlluar me armë zjarri në pjesën e kokës dhe në pjesën e sipërme të trupit.
Trupi i tij i pajetë u gjet sot nga një banore e fshatit Bërnjancë, i cili menjëherë ka lajmëruar organet e rendit. Autoritetet policore theksojnë se nuk dinë se në ç`periudhë kohore ka ndodhur vrasja në lokalitetin që lidh lagjen “Butel” me fshatin Mirkovc. Ekspertiza në vendin e ngjarjes ka gjetur gëzhoja plumbash si dhe gjurmë gjaku.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





