Transmetuar më 11-08-2013, 16:03

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa.

Dashi: Marsi ndërhyn në çështjet që kini për të zgjidhur gjatë ditës së sotme. Nëse e kini të vështirë të qëndroni në ambientin e zakonshëm, kërkoni miqësi me persona dhe miq që ju kuptojnë shumë mirë. Bëni kujdes gjatë udhëtimeve dhe nëse merreni me aktivitet sportiv. Dielli është në krahun tuaj dhe ju jep pozitivitet gjatë ditës.

Demi: Jepini pak pushime dhe trupit tuaj. Programoni një kontroll mjekësor nëse keni dhimbje koke të vazhdueshme. Për të qëndruar në formë praktikoni pak sport, por mos e teproni. Kujdesuni për pamjen e jashtme dhe sidomos për lëkurën, nëse jeni duke marrë shumë rreze dielli. Mos e teproni me ushqimin gjatë pushimeve.

Binjakët: Kureshtja ju shtyn të kërkoni miqësi me njerëz të rinj dhe të ndryshëm në moshë dhe të ndryshëm për nga niveli kulturor. Ndjeheni në formë të shkëlqyer, keni fituar besim në vetvete dhe me urtësi dhe zgjuarsi do të dini të mos i kaloni limitet.

Gaforrja: Nëse lidhja juaj sentimentale është në momente të vështira, gjatë ditës së hënë do të përmirësohet, ose të marrë fund përfundimisht. E rëndësishme është që të mos reagoni në mënyrë impulsive dhe përpara se të vendosni nëse do të vazhdoni, vëzhgoni me kujdes sjelljen e partnerit.

Luani: Parashikime të mira për ditën e hënë. Dielli dhe hëna, në sintoni të plotë u japin mundësi të jeni aktivë në shoqëri, duke ju bërë më optimist. Mes aventurave verore dhe njohjeve të reja, kujdesuni që të dini mirë se kë kini në krah dhe mos u ndalni vetëm në pamjen e jashtme. Është një ditë e mirë dhe për çiftet e stabilizuara, të cilët do të gjejnë qetësinë e dëshiruar.

Virgjëresha:  Sot është një ditë e mirë për të bërë shpenzime. Lëvizeni paranë, përmirësoni fitimet dhe realizoni operacione të suksesshme bankare. Jeni shumë dinamik dhe mund të përballoni me kokën lartë shumë prej problemeve të vogla bezdisëse.

Peshorja: Largojeni pesimizmin që sot duket sikur ju vjen sot vërdallë. Pritini me dashamirësi energjitë pozitive që qielli ju dërgon sot. Rri në shoqëri me persona pozitivë, me të cilët keni shumë projekte për të ardhmen. Mos jini shumë i paduruar në dashuri, respekto dëshirën dhe kohën që i duhet personit që keni afër. Dhe në fund, mos u bëni shumë xhelozë.

Akrepi: Yjet stimulojnë një fazë dinamike tuajën. Jini në formë të mirë dhe në humor për të bërë shumë gjëra; që nga dashuria dhe deri te sporti. Lëreni vetën të rrëmbeheni nga pasionet dhe dëshirat. Në fushën praktike, kërkoni nga personat që kini afër që të jenë më të përgjegjshëm për veprimet e tyre.

Shigjetari: Nga një miqësi mund të lind një dashuri e ngrohtë dhe seksuale, njëlloj siç janë netët e gushtit. Asgjë nuk mund tu ndalë drejt suksesit në fushën sentimentale. Jeni mjeshtër për të gjetur miq të rinj. Edhe pse zakonisht lëvizni të vetmuar, qëlloni në shenjë gjithmonë për histori të reja dhe miq të rinj.

Bricjapi:  Në dashuri ju pengojnë Hëna dhe Marsi, por janë pengesa të vogla të cilat mund ti kapërceni. Nëse jeni çift, përdorni dialogun për të tejkaluar tensionet që mund të ekzistojnë mes jush. Yjet ju këshillojnë të ruani qetësinë dhe të mos flisni pa u menduar. Tensionet në familje kalohen vetëm me kompromis.

Ujori: Sot favorizohen aspekte konkrete të dashurisë; realizimi i ëndrrave tuaja më intime. Por një lidhje ka nevojë dhe për emocione të forta, më qëllim që të mbaj gjatë ndezur zjarrin e saj. Për çdo iniciativë, lëreni veten tu udhëheq instikti juaj, edhe pse në këto ditë gushti instikti nuk është gjithmonë i besueshëm.

Peshqit: Edhe pse interesi juaj sot është vetëm në një drejtim, do të ishte një lëvizje e zgjuar nëse do të kishit më shumë objektiva për të arritur. Personi që ju ka rrëmbyer zemrën dhe mendjen nuk duhet të jetë objekti i vetëm i interesave tuaj. Të qenurit posesiv mund të kthehet në një problem për ju.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit