

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, për pasojë moti i kthjellët do të jetë dominues gjatë gjithë paradites.
Pjesa dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në ultësirën perëndimore ndërsa në zonat malore përgjatë kufirit lindor do të shfaqen herë pas here kalime vranësirash të lehta, kjo situatë e motit do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në të dy vlerat ekstremale të ditës.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, për pasojë deti do të gjenerojë dallgëzim 2 ballë.
Europa
Europa veriore dhe verilindore do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave. Herë pas here vranësirat do të zhvillohen duke intensifikuar shirat në këto zona. Gjithashtu, me vranësira dhe shira paraqiten Europa Qendrore dhe Alpet Europiane por në këto vende, do të ketë edhe kthjellime të herë pas hershme.
Kthjellimet do të karakterizojnë motin në Europën Jugperëndimore, Juglindore dhe vendet Mesdhetare. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





