Transmetuar më 11-08-2013, 12:40

Verën e kaluar Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, ishte në fushatë elektorale dhe u ndal në Martha’s Vineyard, për të evituar që të shikohej nga të tjerët gjatë pushimeve të tij.

Por vila ku familja Obama kaluan pushimet më herët në Massachusetts u shit, dhe duke mos qenë në dispozicion, ata morën një tjetre me qera në Chilmark, në pronësi të financierit të Chicago, David Schulte.

Problemi është se Chilmark është shumë pranë shërbimit sekret, dhe për pasojë ka bllokuar gjysmën e rrugës, pasi një pjesë edhe më herët ishte e bllokuar.

Ndaj banorët e ishullit, i cilësuar si ishulli i VIP-ave, kanë drejtuar një letër proteste për Shtëpinë e Bardhë, për të mundësuar edhe lëvizjen e tyre, pasi nga 9 gushti Obama dhe familja e tij do të pushojnë, duke lexuar, bërë not, duke shëtitur etj., nën mbikëqyrje maksimale.

Vila e marrë me qera kushton 40-60 mijë dollarë në javë, ndërsa 178 dhomat e hotelit të rezervuara për stafin përfshijnë një shifër prej afro 180 mijë dolarësh. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit