Transmetuar më 11-08-2013, 11:59

Tepelenë, 11 gusht 2013, NOA.al- 14 klandestinë u ndaluan nga policia e Gjirokastrës pranë zonës së Ujit të Ftohtë.

Të ndaluarit janë klandestinë nga Eritrea dhe Siria, të cilët dyshohet se e përdornin vendin tonë si tranzit për të kaluar në shtete të tjera.

Operacioni në fjalë siç raporton Noa.al drejtohej nga shefi kundër trafiqeve Vojo Peçi, ku në total u ndaluan 5 femra dhe 9 meshkuj, të moshës nga 19 deri në 28 vjeç.

5 femra dhe 4 meshkuj u identifikuan nga Eritrea, Afrik[, ndërsa pjesa tjetër është nga Siria.

Klandestinët e ndaluar në zonën pyjore të Ujit të Ftohtë shoqëroheshin nga dy të rinj nga Fieri, të cilët arritën të shpëtojnë, duke shmangur postbllokun e policisë.

Sakaq nga ana e uniformave blu, vijon puna për kapjen e dy shqiptarëve, të cilët arritën të largohen me shpejtësi të madhe në thellësi të pyllit, ndërsa aktualisht janë identifikuar. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit