Transmetuar më 11-08-2013, 08:12

Pukë, 11 gusht 2013, NOA.al- Një parcelë e mbushur me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa është zbuluar në Pukë.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se parcela me drogën ishte kultivuar në afërsi të fshatit Birçaj.

Pas zbulimit të saj janë asgjësuar më shumë se 300 rrënjë kanabis, ndërsa kjo është parcela e radhës që zbulohet brenda pak kohësh në Pukë.

Nga ana e uniformave blu vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kishin kultivuar lëndën narkotike, ndërsa janë shoqëruar disa të dyshuar. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit