Transmetuar më 10-08-2013, 20:41

Shkup, 10 gusht 2013, NOA – Vetëm 20 shtetas të Maqedonisë nga 1335 veta, kanë fituar të drejtën e azilit në BE gjatë periudhës janar 2012 – mars 2013.

Kjo bëhet e ditur në statistikat e Eurostat, ku siç thuhet në Bashkimin Evropian ka pasur fluks të madh të të huajve që kanë kërkuar statusin e azilit, por Maqedonia ka qenë në listat e vendeve me pak aplikime, në krahasim me vendet e tjera.

Listës kryesore i kanë prirë rusët dhe sirianët, ndërsa qytetarët nga Serbia dhe Kosova vazhdojnë të jenë në krye të listave në disa vende europerëndimore.

Nga Maqedonia si kërkues të së drejtës të azilit janë regjistruar 1335 veta, numri më i madh i tyre në Gjermani – 765, Belgjikë – 175, Francë – 135, Suedi – 105 dhe Holandë – 30.

Por, nga ky numër vetëm 20 veta kanë arritur që të përfitojnë të drejtën e azilit, edhe ate të përkohshëm. Rreth 15 veta kanë fituar statusin e refugjatit, 5 aplikacione për qëllime humanitare dhe 5 veta për mbrojtje të posaçme, që kanë të drejtën e punës dhe detyrime ndaj shtetit.

noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit