Transmetuar më 10-08-2013, 19:58

Rumani, 10 gusht 2013, NOA- Baza ushtarake, ku diktatori komunist i Rumanisë, Nicolae Çaushesku dhe gruaja e tij, Elena, janë ekzekutuar më 1989, është restauruar dhe do të rihapet për publikun në shtator.

Sipas mediave rumune, autoritetet kanë vendosur të hapin bazën në Targoviste për shkak të interesimit të madh të turistëve të huaj për të parë vendin se ku ka vdekur diktatori.

“Kemi restauruar dhomën ku ka ndodhur gjykimi dhe dhomën ku çifti Ceausescu ka kaluar natën e fundit”, ka thënë drejtori i muzeut në Targoviste, Ovidiu Carstina. Çaushesku është lideri i vetëm i regjimeve komuniste në Europën Lindore që u ekzekutua, si dënim për krimet e kryera.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit