Transmetuar më 10-08-2013, 18:17

Siri, 10 gusht 2013, NOA – Numri real i personave të vrarë në Siri mund të jetë mbi 200,000. Shifra u publikua nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Grupi, i cili mbështet opozitën siriane, thotë se ka dokumentuar vdekjen e më shumë se 160,000 njerëzve, por paralajmëron se numri i vërtetë mund të jetë edhe një herë më i lartë.

Kombet e Bashkuara kanë thënë në muajin korrik se mbi 100,000 njerëz janë vrarë në Siri që nga marsi i vitit 2011. “Ne vlerësojmë se shifra reale është dyfishi i shifrës së dokumentuar nga Observatori, për shkak të sekreteve ekstreme që të dyja palët në konflikt mbajnë për viktimat e tyre”, ka thënë organizata me seli në Britani.

noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit