Transmetuar më 10-08-2013, 16:45

Perugia (Itali), 10 gusht 2013, NOA – Një shqiptar është arrestuar në Itali për vjedhje banesash. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Perugia dhe në pranga ka rënë 36-vjeçari, Anton Kola, i cili qëndronte në Itali pa dokumente.

Kola është arrestuar nga karabinierët, teksa ka qenë më një person tjetër duk vjedhur një banesës në rrugën “Fratelli Rosselli”. Duke përfituar nga mungesa e pronarëve të shtëpisë, Kola ka hapur derën e banesës me forcë. Kanë qenë banorët e lagjes që kanë njoftuar policinë për ngjarjen, e cila ka arritur në kohën që dy personat ishin brenda banesës.

Në kohën që policia ka tentuar të hyjë brenda, dy personat janë hedhur nga ballkoni i banesës dhe kanë ikur me vrap. Kola është arrestuar pas ndjekjes me vrap që i kanë bërë karabinierët për rreth 500 metra.

Ndërsa personi tjetër, emri i të cilit nuk është identifikuar ende nga policia, ka arritur të largohet në kohë, pa rënë në prangat e policisë. Gjatë arrestimit të 36-vjeçarit, policia ka sekuestruar një sharrë hekuri, si dhe materiale të tjera që shërbejnë për hapjen e dyerve me forcë.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit