Transmetuar më 10-08-2013, 15:15

Te Roma komplikohet gjithmonë e më shumë çështja lidhur me Pablo Daniel Osvaldon.

Sipas mediave italiane sulmuesi i ka thënë jo Wolfsburgut.

Gjermanët ofruan 20 milionë Euro për Romën dhe 2.8 milionë Euro për lojtarin. Sipas “La Gazzetta dello Sport”. Italo-argjentinasi nuk ka ndërmend të transferohet në Gjermani.

Osvaldo mund të largohet vetëm për një skuadër të madhe. Më parë lojtari ka refuzuar edhe skuadrat e Southampton e Zenit, transmeton Supersport.

Për momentin sulmuesi do të qëndrojë te Roma, në pritje të një klubi që mund t’i interesojë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit