Transmetuar më 10-08-2013, 15:00

Në Spanjë e cilësojnë si objektivi De Sciglio.

Një Etiketim që të lë të kuptosh se Reali i Madridit është i interesuar për blerjen e mbrojtësit të Milanit.

Nofka, me të cilën e thërrasin madje “El Bambino de Carlo”, fëmija i Carlos konfirmon se është vetë Ançelotti ai që ka shprehur dëshirën për të afruar në “Santiago Bernabeu” 20-vjeçarin.

Madje “Marca” bën të ditur se presidenti Florentino Perez ka kontaktuar dhe menaxherin e futbollistit, Donado Orgoni, për t’i shfaqur interesimin e Los Blancos për klientin e tij.

De Sciglio shikohet si një atlernativë e mirë në mbrojtje në vend të Coentraos, pasi portugezi me shumë gjasa do të largohet duke qënë se nuk ka bindur shumë te merengues.

Gjithsesi Milani pritet të krijojë jo pak pengesa, aq sa një jo e thatë e drejtuesve kuqezinj është për t’u marrë në konsideratë duke qënë se 20-vjeçari cilësohet si një lojtar i së ardhmes në klub.

Flitet se Reali është gati të ofrojë 15 milionë Euro për të dhe kjo shumë mund të turbullojë disi mendimet e Gallianit, aq më tepër në një periudhë krize për futbollin italian, në të cilën ka nevojë pë likuiditete transmeton Supersport.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit