

Bota mjekësore është përballur me fenomene të ndryshme dhe nga më anormalet, por ajo e një vogëlushi në Indi ka tronditur mbarë botën.
Rahul është një fëmijë 2 muajsh e gjysëm, i lindur në Tamil Nadu të Indisë, trupi i të cilit për katër herë rresht ka marrë zjarr vetë.
Siç raporton “The Times of India”, rasti i tij përkufizohet si “djegie spontane e njeriut”, fenomen nga i cili janë shënuar rreth 100 raste gjatë tre shekujve të fundit.
Hera e parë që nëna e të voglit, Rajeshwari, u përball me ngjarjen e rëndë ishte vetëm nëntë ditë pas lindjes.
I shtruar në spital për tre ditë, i vogli Rahul u bë sërish shëndosh e mirë dhe doli nga spitali, por vetëm pak ditë pasi u kthye në shtëpi, trupi i tij u dogj sërish.
Pas një episodi të tretë dhe të katërt të ngjashëm, prindërit e çuan djalin e tyre në Kilpauk Medical College (KMC) të Chennai, për ekzaminime më të thelluara, por që deri më tani nuk kanë nxjerrë asnjë përgjigje përfundimtare.
Pediatria Narayana Babu, e cila po kuron Rahul, deklaroi se arsyeja mund të jetë, “Emëtimi i një gazi djegës nëpër poret e lëkurës së tij, natyra e të cilit nuk është e njohur ende”. Sakaq babai dhe fqinjët mendojnë se është vepër e djallit, i cili e djeg herë pas here. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





