

U pushua nga puna pasi publikoi një fotografi të zarfit të rrogës në Instagram. Protagonist i kësaj ngjarje është Wade Groom, shitësi më i mirë në një pikë shitje të Lacoste në New York.
Wade fitonte afro 1500 dollarë në javë, me një rrogë fikse prej 15 dollarë në orë, plus 3% të shitjeve.
Një rrogë mesatare, por që sipas tij nuk i lejonte të përballonte koston e lartë të jetës në New York dhe as të mbante dy vajzat binjake dhe ish-gruan e tij.
Duke publikuar zarfin e rrogës, Groom shkeli një pikë të kontratës së punës, ku i kërkohej privatësi dhe rezervim, duke bërë që ti mbyllen dyert e Lacoste.
Menjëherë pas kësaj Groom e hoqi menjëherë fotografinë, duke theksuar se ankesa e tij nuk kishte lidhje me rrogën, por koston e shtrenjtë të jetës. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





