Transmetuar më 10-08-2013, 12:09

E veja e Steve Jobs, Laurene Powell Jobs, ka një partner të ri, Adrian Fenty, ish-kryebashkiak i Washington.

Ata janë njohur në vitin 2011, vit në të cilin në 5 tetor vdiq themeluesi i Apple, pas një beteje të gjatë kundër kancerit, gjatë një konference të mbajtur në shkollën e Huston.

Nga këtu lindi një miqësi e bazuar në pasionin për reformat në sistemin shkollor dhe në vitin 2012, Fenty hyri në bordin e College Track, një program përgatitje parauniversitar, i financuar nga Powell Jobs.

Miqësia duket se më tej u transformua në diçka më shumë gjatë muajit janar, ndërsa Fenty lajmëroi nisjen e procedurës së divorcit me të shoqen Michelle.

E veja e Jobs, 49 vjeç, pas vdekjes së tij trashëgoi një pasuri prej 10 miliardë dollarë, ndërsa ka qëndruar gjithë kohës në hije, gjatë 20 viteve të kaluara në krah të themeluesit të Apple. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit