

Modelja Aurela Hoxha e cila drejton një agjenci mode dhe një revistë, deklaron se qysh fëmijë ëndrra e saj ka qenë televizioni, por se së fundmi ka një pasion të madh për fotografinë.
E pyetur nga “Booetooth” se çfarë lloj fotografish pëlqen, ajo tregon se asnjëherë ato zhveshur, duke thënë se vetë nuk do pozonte kurrë pa rroba, “Jo nuk kam realizuar foto nudo dhe as që e kam në plan të bëj një set të tillë. Parapëlqej fotot ku jam e veshur. Për mendimin tim sensualteti i një femrë nuk mbulohet nga veshja, përkundrazi”.
Sa u takon pushimeve Aurela thotë se aktualisht ndodhet në punë në Tiranë, por se ka kaluar disa ditë pushimesh në Miami, Las Vegas dhe Capri.
Gjithsesi Hoxha shton se dëshiron që të shkëputet herë pas here gjatë vitit dhe jo të mjaftohet vetëm me 15 ditë pushim në vit.
Edhe pse është motër e vetme mes vëllezërve të cilët ndodhen jashtë, Aurela shprehet se nuk është ndaluar kurrë prej tyre as në veshje dhe as në stilin e jetës pasi ka qenë e llastuara e vëllezërve si motër e vetme, duke pranuar se për shkak të largësisë janë gjithë kohës të malluar. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





