Transmetuar më 10-08-2013, 08:58

“Më në fund derrkuci im erdhi. Është vetëm 2 muajsh, është femër, por unë e kam quajtur Super”.

Kështu shkruan futbollisti Mario Balotelli në profilin e tij në Twitter, duke lajmëruar mbërritjen e kafshës më të fundit shtëpiake.

Duke parë fotografitë bëhet fjalë për një derrkuc të vogël i cili fle në krahët e të zotit, ndërsa në dy fotografi të tjera shfaqet duke lozur nëpër shtëpi. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit