Transmetuar më 10-08-2013, 08:37

Një avion me përmasa të vogla u përplas pranë aeroportit të Tweed New Haven, në Connecticut, duke goditur disa banesa.

Deri më tani numërohen tre të zhdukur, mes tyre dy fëmijë, njëri 13 vjeç, të cilët ndodheshin brenda shtëpive të goditura nga avioni dhe që u përfshinë nga flakët.

Ndërsa i zhdukuri i tretë ndodhej në avion, duke çuar kështu në tre viktima.

La Federal Aviation Administration, agjencia e specializuar për aviacionin civil, shpjegoi se mjeti ishte nisur nga Teterboro Airport, në New Jersey, ndërsa dyshohet se shkak për përplasjen ka qenë një defekt në mjetin fluturues. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit