Transmetuar më 09-08-2013, 19:18

Pakistan, 9 gusht 2013, NOA – Një 48-vjeçar pakistanez është kërcënuar me jetë nga përfaqësues të grupeve islamike. Kërcënimi nuk është bërë për veprimet e apo qëndrimet e tij politike, por për mustaqet. Malik Amir Mohammad Khan Afridi, 48 vjeç dhe baba i 10 fëmijëve në rajonin e Peshauarit në Pakistan, bie në sy për mustaqt e tij të mëdha dhe që i mban me një formë të çuditshme.

Afridi thotë se tashmë ato i janë kthyer në një problem deri në kërcënime me jetë. Megjithatë ai nuk ka ndërmend ti presë, por ka kërkuar azil politik në një nga vendet e Bashkimit Europian ose në SHBA.

Ai ka bërë një kërkesë për azil në Britaninë e Madhe, ndërsa pretendon se për dy muaj është mbajtur peng nga grupet terroriste. “Do preferoja një vend mysliman si Katari, por edhe nëse më sigurohet azil në Shtetet e Bashkuara, Kanada apo Britaninë e Madhe nuk do ta refuzoja”, thotë ai. Historia e tij, edhe pse pak e besueshme dhe e ngjashme me një sajesë për marrjen e azilit, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit