

Genova (Itali) 9 gusht 2013, NOA – Një qytetar shqiptar me banim në Valpolcevera të Genovas në Itali është arrestuar nga policia për pedofili. Burri 37-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik nga policia, është arrestuar pas denoncimit që i ka bërë nëna e një vajze 12- vjeçare.
Gruaja ka deklaruar në polici se ka parë në shkallët e pallatit ku jeton, shqiptarin që i ka zënë rrugën vajzës dhe e ka puthur atë në buzë. Ndaj shqiptarit ka nisur hetimi për pedofili në gjendje të lirë, pas mbajtjes disa orë në komisariat.
Veç padisë ndaj 37-vjeçarit, nëna e vajzës ka paditur dhe bashkëjetuesen e tij, një grua italiane 46-vjeçare. Padia u bë për kërcënim, pasi gruaja 46-vjeçare ka kërkuar nga nëna e vajzës të mos bënte padi për bashkëjetuesin e saj, pasi me nisjen e hetimeve për këtë akuzë do të humbiste punën.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





