Transmetuar më 09-08-2013, 17:16

Athinë, 9 gusht 2013, NOA – Një tërmet me magnitudë 4,9 ballë goditi sot pjesën qendrore të Greqisë. Mediat greke raportojnë se nga tërmeti nuk ka pasur viktima apo dëme materiale.

Epiqendra e tërmetit ishte 123 kilometra në veriperëndim të Athinës. Në këtë zonë, dy ditë më parë u regjistruan dhe dy tërmete të fuqishëm, 4,2 dhe 5,1 ballë.

Dy tërmetet e mëparshme shkaktuan dy viktima dhe dëme materiale.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit