Transmetuar më 09-08-2013, 16:48

Bulqizë, 9 gusht 2013 NOA- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur në dalje të Bulqizëz, në afërsi të Rrugës së Arbrit. Një furgon mallrash është përplasur me një furgon pasagjerësh i linjës Tiranë-Peshkopi. Nga përplasja kanë mbetur 4 persona të plagosur, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas të dhënave të para, të plagosurit janë dërguar në spitalin e Burrelit ku kanë marrë dhe ndihmën e parë mjekësore. Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.

a.k/noa.al (vijon…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit