Transmetuar më 09-08-2013, 09:28

Ata janë një prej çifteve më të famshëm të aktorëve, dhe këtë fundjavë që të dy festojnë ditëlindjen.

Me këtë rast Antonio Banderas dhe e shoqja e tij Melanie Griffith i kanë nisur më herët festimet në jug të Francës, teksa kanë shijuar një periudhë pushimi në jaht.

Çifti i cili është martuar qysh prej vitit 1996, kanë treguar trupin nën rrezet e diellit, por fiziku i Melanie dukej më i lëshuar dhe i rrudhur, nën bikinin bardhë e zi.

Duket se çifti ka shijuar çdo moment, mes notit, shëtitjeve dhe rrezeve të diellit.

Kujtojmë këtu se Griffith 56 vjeç ka qenë tre herë në qendra rehabilitimi, në vitin 1988, 2000 dhe 2009, për varësi nga kokaina dhe alkooli, ndërsa ka pasur gjithnjë në krah bashkëshortin e saj 53 vjeçar Antonio Banderas, i cili duket se e dashuron njëlloj si ditën e parë. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit