Transmetuar më 08-08-2013, 22:49

Tiranë, 8 gusht 2013, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka uruar sot ekipin e Kukësit për kualifikimin në Europa League. Me anë të një mesazhi në rrjetin social Facebook, Berisha e cilëson fitoren e Kukësit si historike ndërsa uron për këtë sukses lojtarët, kapitenin dhe trajnerin e këtij ekipi.

“URIMEEEE!!! KUKESI DREJT ZENITIT! Të dashur miq, ekipi i futbollit të Kukësit arriti në play-off të Europa League. Fitore historike e ekipit të Kukësit dhe futbollit shqiptar. Le t’ju dërgojmë në urimet më të përzemërta lojtarëve të talentuar, kapitenit të sprovuar, trajnerit të shkëlqyer dhe presidentit vizionar të skuadrës së Kukësit që me suksesin e tij çuditi futbollin europian. Suksese gjithnjë më të mëdha Kukësit! Fitore të tjera!!!”,- shprehet kryeministri Sali Berisha.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit