




Kavajë, 8 gusht 2013, NOA – Bashkia e Kavajës ka zgjedhur ta festojë me një element më shumë festën e Fiter Bajramit. Pas faljes së namazit të kësaj dite, Bashkia e Tiranës ka ndarë për qytetarët, pavarësisht përkatësisë fetare, tortën e Bajramit.
Ëmbëlsira e sjellë për këtë rast ka qenë e dimensioneve jo të zakonshme. Pastiçierët kanë përgatitur një tortë 25 metra të gjatë.
I pranishëm në festime ka qenë dhe kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ka uruar besimtarët për këtë festë. “Uroj të gjithë besimtarët e Kavajës, të gjithë myslimanëve, gëzuar Fiter Bajramin, paqe, begat dhe lumturi në familjet e tyre”,- tha Elvis Rroshi. a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





