Transmetuar më 08-08-2013, 12:11

“Je shumë i dobët”, nën këtë argument pushohet nga puna. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Angli, ku Lenny Berry për 19 vite si nxitës i ekipit të Bradford, u detyrua të lërë vendin e tij të punës, për shkak se ra ndjeshëm në peshë, pas kurimit nga diabeti në vitin 2006.

Berry tashmë 59 vjeç, tregon historinë e tij për mediat, duke thënë se ndihet shumë i trishtuar, pasi kjo gjë e ka bërë të qajë.

“Kam kaluar mbi zjarr, kam kaluar çdo gjë. Kur skuadra fitoi më përplasën kokën në mes të fushës, jam i zhgënjyer nga mënyra se si më trajtuan”, shprehet Berry.

Bradford bën pjesë në Football League One, në divizionin e tretë anglez. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit