

Vendet e Lindjes së Mesme, të famshme për pasuritë dhe thesaret e tyre të së shkuarës, të cilat janë shpesh në guidat e turistëve, duket se nuk kanë më famën e parë.
Para se të binte regjimi i Muammar Geddaf, numri i turistëve në Libi shkonte në 220 mijë, ndërsa tashmë ky numër është reduktuar ndjeshëm.
Turizmi ka ndalur në vitin 2011, ku nga 10 mund të bëhen më pak se 8 guida, ndërsa nga 16 mijë vizitorë në ditë në tempullin e Karnak, bëhen vetëm 2 mijë.
Monumenti greko-romak i Palmira në Siri, ka numër më të ulët vizitores, për shkak se në vitin 2011 u bombardua.
Në Liban, turizmi përbën 22% të të ardhurave. Baalbek, pasuri kombëtare e mbrojtur nga Unesco qysh prej vitit 1984, duket se është prekur nga kriza siriane. Nga viti 2010, kur vizitorët e huaj vlenin 8 miliardë dollarë, prania e tyre ka rënë me 14%.
Në Petra të Jordanisë, duke nisur nga viti 2011, turizmi ka rënë thuajse 50%.
Deri në vitin 2010 ky sektor garantonte 41900 vende pune dhe afro 3 miliardë euro, ndërsa tashmë në Petra të ardhurat shkojnë shumë herë më pak. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





