Transmetuar më 08-08-2013, 08:49

Tiranë, 8 gusht 2013, NOA.al- Ka përfunduar një muaj agjërimi, ku besimtarët myslimanë tashmë i rikthehen ritualit normal të jetës, i cili nis sot me festën e Fiter Bajramit, festë e cila kremtohet me përfundimin e muajit të Ramazanit.

Rreth orës 6.30 të mëngjesit të sotëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u bë falja e namazit, duke hapur ditën e re të Bajramit.

Gjatë muajit të Ramazanit, duhet të mundohesh të bësh sa më shumë vepra të mira, ndërsa dhe në ditën e Bajramit të jesh me gëzim dhe frikë se a të janë pranuar veprat apo jo, duke shpresuar pranimin.

Pasi të kalojë Fiter Bajrami, myslimanët që kanë dëshirë, mund t’i plotësojnë ditët e humbura gjatë Ramazanit, nëse i kanë borxh dhe nuk i kanë shlyer gjatë këtij muaji.

Gjatë paradites, Komuniteti Mysliman ka parashikuar pritje për autoritetet më të larta të vendit, të cilët si traditë çdo vit, do të përcjellin urimet e tyre më të mira me rastin e Fiter Bajramit.

Kjo ditë është koha kur shfaqet kujdesi ndaj të varfërve dhe ndihma ndaj tyre, në mënyrë që të gëzohen edhe ata. Ndërsa pas sakrificës një mujore, Bajrami urohet me fjalët, “Allahu e pranoftë agjërimin tonë”. /a.y/noa.al/

Nishani uron festën e Bajramit: Të mposhtim kulturën e urryer të sherrit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit