



Tiranë, 7 gusht 2013, NOA.al- “Trekëndëshi i piktorit apo aleatët e shqiptarëve”, kështu e nis një koment të sajin në Facebook, kryeparlamentarja në ikje, Jozefina Topalli.
“Të dashur miq! Gjatë kohës së bllokmenëve ishte famoz sllogani për “trekëndëshin Punë-Mësim-Kalitje”. Sot, rilindasi Edvin foli përsëri për trekëndëshin…(natyrisht, jo në kuptimin gjeometrik, se nga shkencat ekzakte nuk kupton asgjë), por, në nostalgji të kohës së trekëndëshit të parë, foli për trekëndëshin strategjik të Diplomacisë së Rilindjes, “Turqi-Itali-Greqi”. Pa asnjë koncept dhe i kompleksuar, si gjithnjë, nga padijet e tij, bëri sikur foli edhe për politikën e jashtme. Renditjen parësore të vendeve të trekëndëshit të tij e ndryshon, pa problem, 3 herë në ditë sipas telefonatave të Ditmirit në varësi të vizitës së radhës. Po aleati ynë strategjik SHBA a hyn ne trekëndëshin e piktorit?!…. .Gjithnjë e më shumë, dhe jo vetëm nga bratelet, Kryerilindasi po ngjason me Spahiun e dylbive”, shkruan Topalli, në komentin e saj. /a.y/noa.al/
Rama: Me një politikë të jashtme të re, Shqipëria do të ketë një rol më të fortë në rajon
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





