
Të dhënat po ngarkohen...

Një grua 41 vjeçare ka sjellë në jetë fëmijën më të shëndoshë të lindur ndonjëherë me lindje natyrale në Spanjë.
E vogla lindi me peshë 6.2 kilogramë, deklarohet nga spitali Denia, në provincën Alicante ku e vogla lindi.
Nëna e saj, Maxime Marin, me origjinë britanike, ka edhe tre fëmijë të tjerë që të gjithë të lindur mbi 4.5 kilogramë, dhe asnjërin prej tyre nuk e ka lindur me operacion.
Mësohet se nëna dhe e vogla janë mirë, por ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nga ana e tyre sqarohet se fëmijët me pesha të kësaj natyre kanë lindur me ndërhyrje kirurgjikale dhe jo normalisht. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
