Transmetuar më 07-08-2013, 17:36

Tiranë, 7 gusht 2013, NOA.al- Kërkesa e ambientalistëve për ndalimin e ndërtimit të Xhamisë së Madhe te sheshi i Namazgjasë, është rrëzuar nga Gjykata e Tiranës, ku gjatë ditës së sotme u zhvillua seanca gjyqësore.

Ky vendim erdhi pas padisë së bërë nga Instituti i Çështjeve Kombëtare-INA, ku kërkohej, “Pezullimi i vendimit administrativ të Këshillit Kombëtar të Territorit, Nr. 2 datë 29.05.2013, Për Lejë zhvillimore komplekse për ndërtimin e Xhamisë së Namzgjasë dhe Godinës Polifunksionale (3,4, 6, 8 Kate dhe 3 kate nëntokë) në kryqëzimin e rrugës George W. Bush dhe bulevardit “Zhan D’Ark”, Tiranë”; si dhe të “Lejë Zhvillimore Komplekse, me Nr. 3306 Prot., datë 14.06.2013, lëshuar nga Ministri i Turizmit Kulturës Rinise dhe Sporteve Tiranë, miratuar në zbatim të vendimit Nr.2 të KKT”.

Pavarësisht këreksës për ndërprerjen e punimeve, ndaljen e prerjes së pemëve në vendin ku do të ndërtohet Xhamia, Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e ambientalistëve. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit