Transmetuar më 07-08-2013, 17:24

Një muze për krimet dhe horroret, por për një kauzë të drejtë. Scotland Yard po mendon të ekspozojë për publikun ato që janë provat e 150 viteve krime.

E gjithë kjo për të shpëtuar gjendjen financiare të Londrës, e cila ka nevojë për fonde.

Sipas një raporti të prezantuar nga autoritetet në kryeqytetit anglez, një muze për krimet më të tmerrshme, mund të gjenerojë miliona sterlina.

Edhe vetëm një ekspozitë 3 mujore, me bileta me kosto 15 sterlina, do të lejonin të arrihej një fitim deri në 4.5 milionë sterlina, para të mjaftueshme për të paguar 100 agjentë.

Mes elementëve të këtij muzeu, të cilat ndodhen në një sallë të mbyllur për publikun, janë armët e përdorur nga vrasësit serialë, për vrasjet historike dhe të bandave më të rrezikshme. Policia angleze ruan prej kohësh element të tillë, qysh prej viteve 1870. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit