
Të dhënat po ngarkohen...

Tetovë, 7 gusht 2013, NOA.al – Policia e Tetovës në një operacion të organizuar ka ndaluar pesë vajza shqiptare dhe pesë vajza nga Kosova, të cilat po punonin në mënyrë ilegale në një lokal nate në fshatin Bogovinë të Tetovës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në një lokal në pronësi të B.SH, 52 vjeç janë gjetur vajzat që po punonin ilegalisht në këtë lokal dhe se siç thuhet një pjesë e tyre kishin hyrë ilegalisht në territorin e vendit.
Pas kësaj u bë ndalimi i tyre ndërsa po punohet për kthimin në vendet e trye të origjinës. /n.p/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
