Transmetuar më 07-08-2013, 14:30

Shkup, 7 gusht 2013, NOA.al – Ministria e Punëve të  Brendshme e Maqedonisë  përgënjeshtroi informacionin e radios ruse “Zëri Rusisë” se në Ballkan dhe Maqedoninë Perëndimore ka kampe në të cilat stërviten terroristë islamik për sulme vetëvrasëse me bomba.

“Në vazhdimësi e ndjekim gjendjen e sigurisë në Maqedoni, por edhe në rajon. Për momentin nuk ka asnjë rrezik më serioz për sigurinë e qytetarëve. Ne jemi të gatshëm menjëherë të reagojmë dhe të neutralizojmë çfarëdo rreziku ose kërcënimi për sigurinë”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Radioja ruse ditë më parë publikoi lajmin se myslimanë nga Ballkani  të njohur si “ djajtë e bardhë” në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë po trajnohen për të kryer sulme vetëvrasëse me bomba./n.p/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit