Transmetuar më 07-08-2013, 11:06

Këngëtari Justin Bieber vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Pas këshillave që i dha ish-presidenti Bill Klinton dhe problemeve me pijen dhe sjelljen në publik, është aktori Mark Wahlberg, i cili i ka dhënë një mesazh publik.

“Justin, mos u bëj i prapë! Bëhu një djalë i mbarë, ngriji pantallonat, bëjë nënën tënde krenare për ty, dhe më e rëndësishmja, ndalo së tymosuri bar (hashash), ti bastard i vogël”, ka deklaruar aktori për gazetën britanike “The Sun”.

Mark Wahlberg, aktori që është bërë i njohur në filmat “The Other Guys”, “The Fighter” “ Ted” gjatë adoleshencës së tij njihej për qëndrime të ngjashme me ato të Bieber madje dhe për përdorimin e hashashit dhe futjen në burg. Aktori 42-vjeçar nuk pranoi të heqë një paralele mes viteve të adoleshencës së tij dhe Bieber.

“Ai është adoleshent që jeton në kohëra të tjera. Unë kam qenë në burg dhe nuk mendoj që Justin ka qenë atje. Megjithatë, Bieber duhet të ketë kujdes me karrierën e tij sepse po merr një spirale të rrezikshme”,- tha aktori. Ai tha se ka në mendje një projekt për ta përfshirë Justin Bieber në një film ku do të luanin së bashku, por projekti është lënë për më vonë për shkak të problemeve të këngëtarit.

a.k/noa.a;

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit