



Pogradec, 7 gusht 2013, NOA – Policia e Pogradecit ka arrestuar autorin e dyshuar të një plagosjeje me armë zjarri.
Jetmir Muçollari është qëlluar me pistoletë nga Edmond Fejzollari, pas një sherri të nisur mes tyre për movive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës në lagjen Nr. 1 të këtij qyteti.
Muçollari është dërguar në spitalin e Pogradecit. Sipas mjekëve ai ka marrë plagë në krah, por është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes brenda pak minutave nga ngjarja. Ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të plagosjes.
a.k/noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






