Transmetuar më 07-08-2013, 09:07

Librazhd, 7 gusht 2013, NOA – Tre të rinj janë arrestuar mëngjesin e sotëm në rrethin e Librazhdit për vjedhje. Në pranga kanë rënë adoleshenti me inicialet, G.Gj, 16 vjeç, N.S, 15 vjeç dhe Gjergji Kamolli, 20 vjeç, që të tre banues në Prrenjas-Librazhd.

Tre të rinjtë janë arrestuar flagrancë, pas vjedhjes së një dyqani me artikuj të ndryshëm në fshatin Rajcë-Fushë të Librazhdit.

Sipas policisë, tre të rinjtë kanë tentuar të vjedhin me thyerje dyqanin me artikuj te ndryshëm në pronësi të qytetares L.H, banuese në Rrajcë-Fushë. Gjatë arrestimit, policia u sekuestroi 8 000 lekë të reja, 25 copë  byzylyk argjendi, 10 varëse argjendi, 7 orë dorë,  të cilat i kishin vjedhur në dyqan.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit