Transmetuar më 06-08-2013, 21:26

Zvicër, 6 gusht 2013, NOA – Njësia antidrogë në Zvicër ka arrestuar një qytetar nga Shqipëria për trafik droge dhe për qëndrimit të paautorizuar në këtë shtet.

Policia zvicerane ka qenë prej kohësh në ndjekje të shqiptarit dhe ka arritur ta arrestojë atë duke i ngritur një kurth për blerje droge.

Një prej policëve civilë ka porositur tek qytetari shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë publik nga policia, 6 doza heroinë me vlerë prej  600 euro.

Vetëm 5 minuta pas porosisë së dhënë, shqiptar ka siguruar drogën dhe ja ka thënë agjentit të maskuar. Menjëherë ai është arrestuar dhe dërguar në burg. Sipas policisë në Gjenevë, personi i arrestuar është dërguar në burg, por që refuzon të jep informata se nga ka marrë drogën.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit