






Kompania italiane e prodhimit të makinave, Lamborghini ka hedhur në treg modeli e saj më të ri. Bëhet fjalë për një rinovim të modelit të saj të mëparshëm dhe më të shiturit “Lamborghini Gallardo LP 570-4 Squadro Corse”.
Drejtuesit e kompanisë kanë deklaruar se pas disa muajsh testimesh dhe prova, makina do të jetë në dispozicion për blerësit. Modeli Gallardo është në versionet ngjyrë gri, të bardhë, të kuqe dhe të verdhë. Provën e parë në treg makina do e bëjë në panairin e makinave në Frankfurt Motor Shoë, që do të mbahet në shtator.
Lamborghini është një prej makinave më të shtrenjta dhe prodhimi i modeleve të saj është githmonë i limituar. Kompania ende nuk ka publikua se sa do të jetë çmimi për modelin e ri. Por sipas agjencive vlerësuesve të tregut të makinave, çmimi i saj mund të jetë rreth 300 mije dollarë.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





